Sport

VIDEO/ Shakira dhe Gerard Pique, këtë fundjavë janë parë sërish bashkë…

Çifti i bujshëm është ndarë publikisht në qershor, ende nuk kanë arritur një marrëveshje

27 Shtator 2022, 16:59 Nga DOSJA

VIDEO/ Shakira dhe Gerard Pique, këtë fundjavë janë

SPANJE - Qershorin e kaluar, Shakira dhe Gerard Pique njoftuan ndarjen e tyre pas dhjetë vitesh lidhje dhe dy fëmijëve së bashku. Në një deklaratë të lëshuar përmes agjencisë ‘EFE’, çifti detajoi se "me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë respekt për privatësinë. Faleminderit për mirëkuptimin." 

Dhe siç shpjeguan në atë kohë, fëmijët kanë qenë gjithmonë prioriteti i tyre. Për këtë arsye, këtë fundjavë Shakira dhe Piqué janë takuar sërish publikisht. Të dy nuk kanë munguar në ndeshjen e bejsbollit të djalit të tyre, Milan. 

Edhe pse në asnjë moment gjatë ndeshjes, ish-partneri nuk është afruar, realiteti është se ata kanë qenë në fushë gjatë gjithë ndeshjes. Gerard Pique ishte i shoqëruar nga prindërit e tij. Me këtë rast, ai nuk është parë me Clara Chía, partneren e tij të re. 

Siç sqarojnë në ‘El Gordo y la Flaca’, edhe pse nuk kanë folur me njëri-tjetrin, të dy kanë biseduar me fansat që iu afruan dhe përveç kësaj kanë bërë foto me të gjithë ata që e kanë kërkuar. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ElGordoyLaFlaca (@elgordoylaflaca)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll