Sport

Shqipëria nuk njeh turp! Islanda barazon me 10 lojtarë në fund, tifozët kërkojnë largimin e Rejës

Shqipëria e mbyll me turp fushatën e Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e fundit ndaj Islandës, kuqezinjtë nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1

27 Shtator 2022, 21:49 Nga DOSJA

Shqipëria nuk njeh turp! Islanda barazon me 10 lojtarë në fund,

TIRANË- Shqipëria e mbyll me turp fushatën e Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e fundit ndaj Islandës, kuqezinjtë nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1, në një përballje totalisht të dominuar nga kuqezinjtë dhe për vetë faktin se goli i miqëve erdhi në sekondat e fundit të takimit. Një ndeshje që do të niste mbarë për vendasit pasi vetëm në minutën e 8', Uzuni fiton një duel me Gunarson dhe niset drejt zonës, por ndalohet pas një përplasje me kapitenin e Islandës.

Sulmuesi kërkon që pamjet të shihen nga VAR dhe pas pak çastesh gjyqtari ftohet pranë ekranit. Pas shikimit të pamjeve, gjyqtari i tregon kartonin e kuq mbrojtësit të Islandës. Shqipëria nisi sulmet me Bajramin e Uzunin, por ai që do të tregohej i saktë do të ishte Lenjani. Në minutën e 36', Uzuni do të jepte një top perfekt për mbrojtësin që me kokë ia del të çojë topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria humbi shumë raste me Brojën,Cikalleshin dhe Ramadanin, por në fund ishin islandezët që do të barazonin në minutën e 96' me Anderson. Me këtë barazim, Shqipëria e mbyll Ligën e Kombeve në vendin e tretë në kuotën e 2 pikëve. Në fund të ndeshjes, tifozët fërshëllyen lojtarët duke kërkuar edhe largimin e Edy Rejës.

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia islanda

Sondazh

Poll