Sport

Paredes zbulon çfarë ndodh në dhomën e zhveshjes së PSG: "Nuk ka marrëdhënie njerëzore me Mbappe-n"

Leandro Paredes, i cili sapo është rikthyer në Itali pas eksperiencës te PSG, flet për transferimin e tij në Torino por edhe për atmosferën në dhomat e zhveshjes së klubit francez.

27 Shtator 2022, 16:53 Nga DOSJA
Paredes zbulon çfarë ndodh në dhomën e zhveshjes së
Paredes dhe Mbappe

FRANCË- Leandro Paredes, i cili sapo është rikthyer në Itali pas eksperiencës te PSG, flet për transferimin e tij në Torino por edhe për atmosferën në dhomat e zhveshjes së klubit francez.
Mesfushori shpjegoi zgjedhjen për t'u bashkuar me bardhezinjtë: “Nuk ishte një zgjedhje e lehtë të ndryshoja ekipin para Kupës së Botës, por mendoj se bëra zgjedhjen e duhur. Gjëja e rëndësishme për mua ishte të luaja vazhdimisht dhe ta bëja atë në një klub të madh, të vishja fanellën e Juventusit ishte një nga ëndrrat e mia”.

Argjentinasi flet edhe për eksperiencën te PSG-së, në veçanti Mbappen dhe mardhënien e keqe mes tyre: “Nuk mund të flas për Mbappe. Kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera me disa shokë. Por nuk mund të flas për dikë me të cilin nuk kam pasur kurrë marrëdhënie njerëzore”.
Dhomë zhveshjeje në të cilën Mbappe, duket gjithnjë e më evidente, nuk është lider.

Sulmuesi, i cili muajt e fundit vendosi të zgjasë qëndrimin në kryeqytetin francez, së fundmi u akuzua si egoist. Tensioni mes tij dhe Neymar po rritet. E me shokët e tjerë të skuadrës nuk është më mirë. Fjalët e Paredes konfirmojnë vetëm se atmosfera nuk është e mirë në dhomën e zhveshjes të mbushur me yje te klubi francez.

Mesfushori më në fund rrëfen se në zgjedhjen e tij e ndihmoi prania e Angel Di Maria në Torino. Edhe argjentinasi iu bashkua Juventusit në verë: “Kishte vlerë edhe kjo, të isha pranë Di Marias. Të argëtohem sërish me të, të luajmë sërish bashkë. Ishte shumë e rëndësishme”.

E.Ç (Dosja.al)

paredes mbappe psg

Sondazh

Poll