Sport

"Jemi të shokuar"! Cikalleshi plas 'bombën' pas barazimit me Islandën: Jam gati të largohem nga Kombëtarja

Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Islandë, Sokol Cikalleshi ka folur në lidhje me atë barazim dhe situatën e keqe që po përjeton përfaqësuesja kuqezi. Në një moment, sulmuesi nuk i kurseu kritikat, ndërsa dha sinjale se mund të tërhiqet nga përfaqësuesja.

27 Shtator 2022, 23:18 Nga DOSJA

"Jemi të shokuar"! Cikalleshi plas 'bombën' pas

TIRANË- Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Islandë, Sokol Cikalleshi ka folur në lidhje me atë barazim dhe situatën e keqe që po përjeton përfaqësuesja kuqezi. Në një moment, sulmuesi nuk i kurseu kritikat, ndërsa dha sinjale se mund të tërhiqet nga përfaqësuesja.

“Nuk ka mundësi, jemi të shokuar, nuk e di. Të pësojmë gol në minutën e fundit, është një moment “JO”, përballë një ekipi me 10 veta. I kërkojmë ndjesë gjithë shqiptarëve, përgjegjësia është e jona. Jemi në një moment që gjërat duhet të ndryshojnë, se kush dhe çfarë duhet të ndryshojnë janë njerëz përkatës.

Golat në minutat e fundit janë një sëmundje e vjetër. Unë sot kisha shiritin e kapitenit për herë të parë në krah, unë mbaj përgjegjësinë. Jam shumë dakord, që për të ndryshuar gjërat të mos jem pjesë e Kombëtares. Dua që të gjithë të ndihen të lumtur kur të shikojnë kombëtaren jo në këtë pikë. Ne kemi punuar për t’i bërë gjërat siç duhet, rezultatet tregojnë shumë, lenë për të dëshiruar. Unë i marr përgjegjësitë e mia, Kombëtarja duhet të ndryshojë, nuk mund të vazhdojmë gjithmonë kështu”, u shpreh Cikalleshi.

E.Ç (Dosja.al)

cikalleshi

Sondazh

Poll