Sport

FURI DARDANE! Kosova leksion Qipros në 'Fadil Vokrri', pesë gola për vendin e dytë në Ligën e Kombeve

Kosova e mbyll me një fitore të thellë fushatën e Ligës së Kombeve. Në 'Fadil Vokrri', vendasit fitojnë ndaj Qipros me shifrat 5-1.

27 Shtator 2022, 22:57 Nga DOSJA

FURI DARDANE! Kosova leksion Qipros në 'Fadil Vokrri', pesë

KOSOVË- Kosova e mbyll me një fitore të thellë fushatën e Ligës së Kombeve. Në 'Fadil Vokrri', vendasit fitojnë ndaj Qipros me shifrat 5-1.Dardanët nisën serinë e golave në minutën e 22’ me Muslijan, ndërsa në minutën e 45+1’ ishte Rudhani ai që arriti të gjente rrugën drejt rrjetës.

Në fraksionin e dytë, Rashani 46, Muriqi 52' dhe përsëri sulmuesi në minutën e 84', do të vuloste pokerin. Për Qipron shënoi vetëm Roberge në minutën e 81'.Pas këtij takimi Kosova mban vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C në Nations League me 9 pikë, 6 më pak se Greqia e vendit të parë.

E.Ç (Dosja.al)

kosova

Sondazh

Poll