Sport

Maguire i masakruar nga tifozët dhe shtypi, lojtarët e Anglisë mbrojnë lojtarin: " Jemi krenar për të"

Tifozët e pranishëm në stadium, duke lexuar emrin e tij herët në mbrëmje, fërshëllenin me çdo prekje të topit. Tifozët e përfaqësueses së Anglisë 'masakruan' lojtarin, gjithashtu edhe shtypi anglez nuk ishte përjashtim.

27 Shtator 2022, 19:23 Nga DOSJA

Maguire i masakruar nga tifozët dhe shtypi, lojtarët e Anglisë

ANGLI- Tifozët e pranishëm në stadium, duke lexuar emrin e tij herët në mbrëmje, fërshëllenin me çdo prekje të topit. Tifozët e përfaqësueses së Anglisë 'masakruan' lojtarin, gjithashtu edhe shtypi anglez nuk ishte përjashtim. Harry Maguire u pushtua nga një tjetër ortek kritikash, por ka edhe nga ata që kanë pasur fjalë vlerësimi për të.

Disa nga shokët e tij të skuadrës e kanë mbrojtur duke filluar me kapitenin e Anglisë, Harry Kane. Lojtari i Tottenham tha se ishte krenar për Maguire dhe theksoi se lojtari i United luajti pavarësisht dëmtimit: “Ai luajti pothuajse me njërën këmbë. Jam vërtet krenar. Ne jemi një ekip, do të mbrojmë njëri-tjetrin.

Maguire pati një dëmtim dhe në fund luajti edhe 10 minuta të tjera në pothuajse me një këmbë. Një gjest i madh nga ana e tij, jam vërtet krenar për të për këtë”.Luke Shaë, shoku i skuadrës dhe te Man.United, gjithashtu e mbrojti atë pas ndeshjes ndaj Gjermanisë: "Harry është një lojtar i jashtëzakonshëm- tha ai në BBC Radio 5 Live - Ai ka duruar shumë kritika. Nuk fshihet kurrë, është gjithmonë aty dhe tregon forcën dhe karakterin që ka.

Të gjithë e dinë se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Është e vështirë, por ne lojtarët dhe stafi jemi të gjithë me të, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Njerëzit duhet të kuptojnë se ai është një pjesë e rëndësishme e ekipit anglez dhe duhet ta pranojnë atë”.

Së fundi, Reece James gjithashtu donte të mbronte Maguire: “Kur je lojtar dhe bën një gabim, ndjej se ke përvojë të mjaftueshme për të ditur se ke bërë një gabim dhe nuk ke nevojë të të thonë. Harry nuk ka luajtur shumë këtë sezon dhe është ende duke gjetur ritmin e tij, por ne e dimë cilësinë që ai ka. Nuk ka dyshim, është thjesht një gabim i vogël."

E.Ç (Dosja.al)

angli maguire

Sondazh

Poll