Sport

Reja eksperimenton ndaj Islandës, Broja dhe Hysaj 'ngelin në klasë'! Publikohet formacioni i Shqipërisë

Vetëm pak orë nda ndajnë nga ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Islandës.

27 Shtator 2022, 19:29 Nga DOSJA

Reja eksperimenton ndaj Islandës, Broja dhe Hysaj 'ngelin në

TIRANË- Vetëm pak orë nda ndajnë nga ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Islandës. Një ndeshje pa objektiva për dy skuadrat, dhe në këtë mënyrë trajneri Reja ka bërë disa ndryshime krahasuar me sfidën e tri ditëve më parë në Izrael, teksa Sokol Cikalleshi luan me shiritin e kapitenit në krah, ndërsa Uzuni do të luajë në vend të Brojës. Lenjani merr vendin e Hysajt në të majtë, në rreshtimin 3-5-2.

Klaus Gjasula konfirmohet sërish në qendër të mbrojtjes me tre, rol që e ka bërë edhe me Darmstadtin, por edhe për rreth 60 minuta në Izrael, ndërsa Ramadani ka marrë vendin e Kristjan Asllanit para mbrojtjes.

Reja eksperimenton ndaj Islandës, Broja dhe Hysaj 'ngelin në

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia islanda

Sondazh

Poll