Sport

Përurimi i stadiumit të ri, Partizani surprizon tifozët për sfidën e Kupës së Shqipërisë (video)

Ditën e mërkurë në orën 15:00 Partizani do të luajë ndeshjen e turit të parë në Kupën e Shqipërisë ndaj Orikut.

27 Shtator 2022, 13:44 Nga DOSJA

Përurimi i stadiumit të ri, Partizani surprizon tifozët për

TIRANË- Ditën e mërkurë në orën 15:00 Partizani do të luajë ndeshjen e turit të parë në Kupën e Shqipërisë ndaj Orikut. Një përballje që për tifozët e klubit kryeqytetas merr një rëndësi të veçantë, pasi të kuqtë do të luajnë në stadiumin e ri të kompleksit “Partizani”, që ndodhet në zonën e Tufinës.

Mësohet se hyrja në stadium do të jetë falas. Impianti i ri numëron rreth 4 mijë ulëse dhe shanset që stadiumi të mbushet i tëri janë të mëdha. Pamjet e shpërndarë nga klubi i kuq tregojnë kushtet e shkëlqyera të stadiumit të ri.

E.Ç (Dosja.al)

partizani stadiumi i ri

Sondazh

Poll