Sport

Shqipëri-Islandë, zbulohen sa bileta janë shitur për sfidën që do të luhet në Tiranë

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve kundër Islandës.

27 Shtator 2022, 12:53 Nga DOSJA
 

Shqipëri-Islandë, zbulohen sa bileta janë shitur për

TIRANË- Kombëtarja shqiptare po përgatitet për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve kundër Islandës. Takimi i ditës së martë do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’ duke filluar nga ora 20:45. Një përballje pa objektiva për dy skuadrat, që vetëm kërkojnë ta mbyllin me nder këtë fushatë të Ligës së Kombeve.

Pavarësisht motit jo të mirë, mësohet se në stadium do të jenë rreth 6 mijë tifozë. Një shifër e konsiderueshme për një përballje të tillë. Çmimet fillonin nga 750 lekë të reja, deri në biletat VIP që arrijnë në 18 mijë lekë të reja.

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia islanda

Sondazh

Poll