Sport

Shovinizmi i futbollistit serb, që uli në Beograd dronin me flamurin e Shqipërisë etnike: “Ende e shikoj atë çast me krenari”

Flet protagonisti në ndeshjen me Serbi-Shqipërinë: “Jemi komb krenar, nuk lejojmë gjera të tilla në territorin tone,”- është shprehur ai

27 Shtator 2022, 16:39 Nga DOSJA

Shovinizmi i futbollistit serb, që uli në Beograd dronin me flamurin e

SERBI - Qendërmbrojtësi 32-vjeçar Stefan Mitroviç ishte personi, që mbrëmjen e 14 tetorit 2014, kërceu në ajër dhe uli përtokë dronin e me hartën e Shqipërisë etnike dhe figurën e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit.

Pas atij momenti të ndeshjes Serbi-Shqipëri, në fushën e blertë të stadiumit Partizani të Beogradit, shpërtheu kaosi dhe për futboll nuk mund të flitej më.

Kur i kthehet pas asaj nate, Mitroviç qe u përfshi në konflikt me futbollistët kuqezinj të Shqipërisë, e kujton me krenari këtë veprim. Gjatë një interviste të dhënë për “ATV”, mbrojtësi serb shprehet se nuk lejon që gjëra të tilla të ndodhin në territorin e shtetit të tij.

“Unë ende e shikoj atë moment me shumë krenari. Ne serbët jemi një komb i vogël, por shumë krenar. Ne e dimë se ku është kufiri i sjelljes së mirë dhe nuk do të lejojmë kurrë që dikush të bëjë gjëra të tilla në territorin tonë.

Në fund jemi edhe më krenarë për fitoren në Elbasan. Kemi kaluar nën presion të madh dhe kemi treguar se kur ishte e rëndësishme dhe kur duhej karakteri, atëherë jemi më të mirët”, ka thënë Stefan Mitroviçi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll