Sport

‘Globe Soccer Awards’ në Dubai afrohet, ceremonia e çmimeve më 17 nëntor…

Në edicionin e 13-të do të ketë edhe çmime të reja (i riu më i mirë, presidenti më i mirë...), do të prezantohen konferenca dhe një pjesë e çmimeve dixhitale. Vitin e kaluar votuan më shumë se 15 milionë fansa. Spanjolja ‘MARCA’ është gazeta zyrtare e ngjarjes.

27 Shtator 2022, 13:00 Nga DOSJA
‘Globe Soccer Awards’ në Dubai afrohet, ceremonia e
Fituesit e çmimeve 'Globe Soccer Awards', sezonin e shkuar...

SPANJE - Kupa e Botës në Katar, që do të mbahet nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor, ka ndryshuar të gjithë kalendarin e futbollit, duke detyruar edhe ndryshimin e datave të garave dhe duke vendosur një pushim prej 40 ditësh në të gjitha kampionatet kombëtare dhe ndërkombëtare. Por kjo është një anomali që nuk prek vetëm turnetë. Kështu, ceremonia Gala e Globe Soccer Awards, e cila tradicionalisht mbahet në Dubai, gjatë javës mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ka ndryshuar datat e saj dhe këtë vit do të mbahet më 17 nëntor.

Do të jetë edicioni i 13-të i një eventi të organizuar nga Këshilli Sportiv i Dubait, gazeta zyrtare e të cilit është ‘MARCA’, për të shpërblyer protagonistët më të shquar të sezonit futbollistik, këtë herë do të zhvillohet tre ditë para fillimit të Kupës së Botës. Krahas ceremonisë ‘gala’ magjepsëse, do të zhvillohen konferencat e zakonshme ndërkombëtare sportive dhe biseda me personalitete të ndryshme, si futbollistë dhe trajnerë, format ky që tashmë është në edicionin e 17-të dhe që këtë vit është rikuperuar pas ndalesës së imponuar nga Covid më 2020.

‘Globe Soccer Awards’ në Dubai afrohet, ceremonia e
Kylian Mbappe, 'Lojtari më i mirë' në sezonin e kaluar

Krahas çmimeve kryesore për lojtarin më të mirë të vitit për meshkuj dhe femra, të trajnerit, skuadrës e me radhë, kategoritë e reja të çmimeve për këtë edicion përfshijnë çmimin për presidentin më të mirë të vitit, lojtarin më të mirë në zhvillim, të sponsorizuar nga Power Horse, biznesin më të mirë të transfertave dhe çmimin CNN Off the Field, i cili do të vlerësojë për herë të parë kontributin vendimtar në shoqëria e një personi, klubi ose organizatës, që ka kontribuar me shembull ose me vepra bamirësie. 

Në total do të jenë 21 çmime me të cilat Këshilli Sportiv i Dubait njeh yjet kryesore të futbollit në një ceremoni ‘gala’ që pas 12 edicioneve të zhvilluara tashmë është konsoliduar si një ngjarje referimi pas ‘Topit të Artë’ dhe çmimeve të ndara nga UEFA dhe FIFA. 

Të nominuarit në secilën kategori do të shpallen më 20 tetor, datë në të cilën fansat do të mund të fillojnë votimin në kategoritë në të cilat ata vendosin fituesin me votat e tyre, ndërsa juria do të përbëhet nga një panel personalitetesh nga bota e futbollit, me futbollistë, trajnerë dhe presidentë. Në edicionin e fundit të çmimeve Globe Soccer, më shumë se 15 milionë vota u morën nga fansat nga 210 vende të botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll