Sport

Barcelona, dëmtimi i Araujo-s i kushton shtrenjtë… FIFA-s, zbulohet dëmshpërblimi që do të marrë klubi spanjoll

Barcelona do të marrë dëmshpërblim për dëmtimin e Ronald Araujo. Lojtari u dëmtua në minutat e para të miqësores mes Uruguait dhe Iranit.

27 Shtator 2022, 12:53 Nga DOSJA
Barcelona, dëmtimi i Araujo-s i kushton shtrenjtë… FIFA-s,
Ronald Araujo

SPANJË- Barcelona do të marrë dëmshpërblim për dëmtimin e Ronald Araujo. Lojtari u dëmtua në minutat e para të miqësores mes Uruguait dhe Iranit. Futbollisti rrezikon të humbasë Kupën e Botës që do të luhet në Katar dhe klubi katalanas do të marrë  dëmshpërblim nga FIFA.

Sipas 'Programit të Mbrojtjes së Lojtarëve', miratuar në dhjetor 2018 dhe në fuqi deri në fund të vitit, federata ndërkombëtare do të detyrohet të paguajë një shumë klubit. Por sa është shifra? Flitet për një maksimum prej 20,458 euro në ditë për një lojtar që dëmtohet me kombëtaren e tij, por vetëm nëse mosdisponueshmëria zgjat më shumë se 28 ditë, siç pritej në rastin e mbrojtësit amerikano-jugor. FIFA ndan 80 milionë euro në vit për këtë lloj mosmarrëveshjeje.

Shuma e paguar nga FIFA është llogaritur duke marrë parasysh pagën fikse të lojtarit, pa marrë parasysh variablat dhe mund të arrijë në gati 7.5 milionë euro. Qendërmbrojtësi nuk donte të humbiste Botërorin dhe do të kishte preferuar të kishte një trajtim ndryshe. Te Barça, megjithatë, preferojnë rrugën e operacionit, sepse trajtimet konservative deri më tani nuk kanë dhënë rezultate të kënaqshme.  FIFA do t'i paguajë rrogën Araujos gjatë dëmtimit, por ajo që e shqetëson Barçën është se lojtari nuk do të rikthehet së shpejti në fushë.

E.Ç (Dosja.al)

araujo spanje barcelona

Sondazh

Poll