Sport

Aventura e Balotellit te Sion zgjat vetëm një muaj, në janar sulmuesi mund të kthehet në Itali

Pas vetëm një muaj te Sion, Mario Balotelli mund të largohet nga kampionati zvicerian.

27 Shtator 2022, 12:40 Nga DOSJA
Aventura e Balotellit te Sion zgjat vetëm një muaj, në janar
Mario Balotelli

ZVICËR- Pas vetëm një muaj te Sion, Mario Balotelli mund të largohet nga kampionati zvicerian. Sulmuesi mund të rikthehet në Itali ku sipas zërave të fundit, Cagliari do të interesohej për futbollistin italian. Hipotezë që për momentin në Sardenjë ende konsiderohet një sugjerim, por që shumë shpejt mund të kthehet në një realitet konkret.

Për më tepër, për momentin, ende nuk janë bërë negociata zyrtare mes Cagliarit dhe Sionit, por nga tani deri në janar çështja mund të marrë një kthesë vendimtare.  Mbi të gjitha sepse SuperMario nuk duket se ka gjetur një ndjenjë të mirë me klubin zviceran, siç tregohet nga sjelljet e tepërta të lojtarit jashtë fushës.

Një situatë e ndërlikuar për t'u menaxhuar në Zvicër dhe që tashmë mund të zgjidhej në janar me një shtrëngim duarsh. Sidomos nëse oferta e duhur për Balotellin do të vinte nga Italia, i cili te Cagliari mund të nisë sërish nga një nivel i Serisë B plot me shumë ish-kampionë në fushë. Nga Buffon te Cannavaro, duke kaluar nga Filippo Inzaghi dhe Fabio Grosso. Balotelli i shkel syrin Serisë B dhe Cagliari mpreh armët për merkaton e janarit.

E.Ç (Dosja.al)

sion balotelli cagliari

Sondazh

Poll