Aktualitet

Prokuroria kërkon sekuestrimin e pronave! Kush është Altin Gega, si tentoi t’i ikte policisë një vit më parë

Gega u arrestua në 27 Korrik të 2021-it pas një operacioni anti-drogë ku u sekuestruan 1 kilogram kokainë.

27 Shtator 2022, 14:02 Nga A.B
Prokuroria kërkon sekuestrimin e pronave! Kush është Altin Gega,
Momenti i arrestimit

TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkoi ditën e sotme sekuestrimin e pasurive të Altin Gegës. Ky person është i akuzuar për drogë ndërsa dyshohet se pasurinë e ka vendosur pikërisht me këtë aktivitet të paligjshëm.

Hetimet e Prokurorisë treguan se Gega, është i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike, kanabis e kokainë, në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Gjermani, si dhe dyshohet se pasuria mund të jetë përfituar nga këto veprimtari. 

KUSH ËSHTË ALTIN GEGA?

Dosja.al, raportoi se para në vitin 2021 për aksionin e RENEA-s te 'Varri i Bamit' në Tiranë. Gega u arrestua në 27 Korrik të 2021-it pas një operacioni anti-drogë ku u sekuestruan 1 kilogram kokainë.

Efektivët shkuan në zonën e “Varri i Bamit” në Tiranë, pasi një prej tyre ishte infiltruar në një grup dhe supozohej që do të blinte një sasi kokaine. RENEA ndërhyri në momentin e shkëmbimit të kokainës që paketohej në kuti pice për të mos rënë në sy, me paratë, për të vënë në pranga anëtarët e grupit, por në këtë çast, tre anëtarët e grupit arritën të bëjnë që të dështojë operacioni i organizuar për kapjen e tyre. Gazmend Cani, drejtuesi i makinës së llijit ‘Mercedes Benz”, brenda të cilit ndodhej dhe Altin Gega e Erjon Prengën, u rrethuan nga efektivët e policisë.Tetë efektivë, disa prej tyre të maskuar, i bënë thirrje që drejtuesi të hapte derën e makinës dhe të dorëzohej para tyre, por ai dukej se nuk kishte ndërmend.

“Hape derën, hape xhamin! Hape derën të thashë! Policia hape derën! Hape makinën! Hape derën more b**q**,”– dëgjohet të thonë në video efektivët, por personi për të cilin ishte organizuar operacioni, nuk u bind.

Cani shtypi gazin dhe u largua me makinë bashkë me dy shokët e tij, Gega e Prenga dhe 1 kilogramë e 128 gramë kokainë, duke iu lënë pas targën efektivëve, të cilët më pas “kapën me sukses” një gazetar. 

Pas ndjekjes, Gazmend Cani, Altin Gega, Erjon Prenga, u vunë në pranga bashkë me dy shokët, disa orë pas ndjekjes.

altin gega aksioni tek vorri i bomit

Sondazh

Poll