Aktualitet

'Duam drejtësi'/ Nxënësit e ‘Mehmet Akif’ protestojnë sërish kundër mbylljes së kolegjit

Në oborrin e kolegjit nxënësit bëjnë thirrje qeverisë që të mos mbyllë shkollën, pasi dëshirojnë që aty të vijojnë arsimimin.

27 Shtator 2022, 13:04 Nga A.B
'Duam drejtësi'/ Nxënësit e ‘Mehmet Akif’
Protesta

TIRANË- Nënësit e kolegjit 'Mehmet Akif' kanë dalë ditën e sotme në protestë. Në oborrin e kolegjit ata bëjnë thirrje qeverisë që të mos mbyllë shkollën, pasi dëshirojnë që aty të vijojnë arsimimin.

Me pankarta në duar: 'Duam drejtësi për shkollën tonë, mos e mbyllni'- fëmijët kërkojnë zhbërjen e vendimit.

Qeveria ka vendosur të mbyllë kolegjin turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar.

protesta e mehmet akif mbyllet shkolla “mehmet akif”

Sondazh

Poll