Aktualitet

U sekuestrua me 80 mijë litra naftë kontrabandë, fundoset në Portin e Durrësit anija 'Anyway'

Anija e cila qëndronte prej muajsh e ankoruar në port, u fundos në orët e para të mëngjesit.

27 Shtator 2022, 12:40 Nga A.B
U sekuestrua me 80 mijë litra naftë kontrabandë, fundoset në
Anija

DURRËS- Ditën e sotme, anija e peshkimit “Anyway” e cila para një muaji u kap në kuadër të operacionit “Disel” me 80.000 litra naftë, është fundosur. Anija është fundosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Portin e Durrësit dhe pritet të nxirret pasdite në sipërfaqe. 

Anija 'Anyway' u ndalua nga autoritetet pasi u konstatua nafta kontrabandë. Në pranga për këtë kontrabandim kanë rënë kapiteni i saj Flamur Aliu dhe mekaniku Nuri Xheka, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim, i cili ishte administrator i anijes. Aliu ka deklaruar para Gjykatës se qëllimi i blerjes së naftës nuk ka qenë kontrabandimi i saj, por për të pasur sa më shumë rezerva për anijen. Deklarimin, ai thotë se nuk e ka bërë dot sepse në momentin që ka mbërritur në Durrës ka qenë fundjavë dhe ka vendosur që të presë ditën e hënë, por ngarkesa u zbulua më herët.

Peshkarexha, së bashku me sasinë e naftës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mirëpo prej më shumë se një muaji qëndronte në Port. Derisa u fundos mëngjesin e sotëm. 

mbytet anija e peshkimit ne durres

Sondazh

Poll