Aktualitet

“Nëse ka zemër, të paktën të kërkojë falje”/ I vranë motrën në aksident dhe e lanë në mes të rrugës, gruaja: Autori të vetëdorëzohet

Motra e 54-vjeçares, Leonora Dedaj i bën thirrje autorit të aksidentit që të vetëdorëzohet pasi ka marre jetën e një njeriu dhe e ka lënë në rrugë.

27 Shtator 2022, 14:21 Nga e.k
“Nëse ka zemër, të paktën të kërkojë
Motra e viktimës, Lule Deda

TIRANË- Aksidenti fatal i mëngjesit të 23 shtatorit në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut” ku Lule Deda humbi jetën, vijon të mbetet pa autor.

Drejtuesi i mjetit ende nuk është identifikuar nga Policia ndërkohëqë familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi për ngjarjen. Ai u largua nga vendngjarja pasi përplasi 54-vjeçaren duke e lënë trupin e saj mes trafikndarëseve.


Motra e 54-vjeçares, Leonora Dedaj i bën thirrje autorit të aksidentit që të vetëdorëzohet pasi ka marre jetën e një njeriu dhe e ka lënë në rrugë.

54-vjeçarja Lule Deda u gjet e pajetë në hapësirën ndërmjet trafikndarëseve në aksin rrugor Tiranë-Lezhë. Ajo ishte përplasur nga mjetet që kalojnë në këtë aks drejtuesi i së cilës nuk ndaloi pas ngjarjes. Policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në këtë rrugë me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit.

lule deda leonora dedaj

Sondazh

Poll