Aktualitet

E zë masivi i dheut teksa po punonte në pishinën e një hoteli në Korfuz, ndërron jetë 50-vjeçari shqiptar në Greqi

50-vjeçari shqiptar ka qenë duke punuar në një kompleks hoteleria ku po ndërtohej pishina në zonën e Sidarit. Shqiptari ndërroi jetë pasi u shtyp nga një masiv dheu.

27 Shtator 2022, 12:26 Nga d.a.
E zë masivi i dheut teksa po punonte në pishinën e një
Ambulance greke

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ishullin e Korfuzit ku një 50-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.

Sipas mediave greke, 50-vjeçari shqiptar ka qenë duke punuar në një kompleks hoteleria ku po ndërtohej pishina në zonën e Sidarit. Shqiptari ndërroi jetë pasi u shtyp nga një masiv dheu.

Edhe pse u lajmëruan autoambulanca dhe zjarrëfikësit, fatkeqësisht ai nuk mundi të mbijetonte dhe është nxjerrë i pajetë nga masivi i dheut.

Autoritetet policore ndërkohë ndodhen në vendngjarje ku po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

vdes shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll