Aktualitet

Përdhunimi i 15-vjeçares, familjari: Do ta prostituonin në Itali, babai i vdiq me brengë të madhe

I afërmi i të miturës tha se qëllimi i përdhunuesve ka qenë që ta çojnë vajzën në Itali për prostitucion.

27 Shtator 2022, 14:14 Nga F.M
Përdhunimi i 15-vjeçares, familjari: Do ta prostituonin në
Familjari i 15-vjeçares

TIRANË- Familjari i 15-vjeçares që u largua familjarisht nga Shqipëria pasi u përdhunua nga një grup djemsh ka bërë apel kundrejt institucioneve të drejtësisë. Në një lidhje në emisionin “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, i afërmi i të miturës tha se qëllimi i përdhunuesve ka qenë që ta çojnë vajzën në Itali për prostitucion.

“Babai i 15 vjeçares vdiq tragjikisht nga një aksident në punë. Problemi i familjes në atë kohë është bërë shumë problem, por edhe pse ka kaluar 1 vit e gjysēm sot aktualisht nuk ka asnjë ndryshim, hetimet nuk kanë shkuar në fund. Qëllimi i këtyre pedofilëve ka qene që ta çojnë në Itali për prostitucion, pasi janë paguar lekë dhe kanë dashur që ta çojnë me tokë dhe jo det. Edhe avokati i çështjes për shkak të presionit është tërhequr. Vajza është në një gjendje të rëndë ende dhe vazhdon të qëndroj brenda në shtëpi madje nuk ndjek shkollën e ka braktisur. Nëna nuk punon, vetëm djali punon dhe gjendja është katastrofike në familjen e tyre,”- tha familjari ndër të tjera.

Sot Gjykata e Lezhës i ka hapur dyert një prej të arrestuarve për përdhunimin e 15-vjeçares, ngjarje e ndodhur vitin e kaluar. Ardjan Gjinkolaj, 18 vjeç është lënë në masën ‘arrest shtëpie’, kur kanë kaluar gjashtë muaj nga mbyllja e hetimeve e pretenca e prokurorisë e cila ka kërkuar 46.5 vite burg për të ulurit në bankën e të akuzuarve. Tashmë pas hekurave për të njëjtën vepër penale janë tre persona të tjerë, Ermal Trazhi, Nikë Lleshi dhe Albert Molla, për të cilët do të vendosë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj.

Si u zbulua abuzimi?

Babai i të miturës ka rrëfyer për mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 mars të vitit 2021, kur Artan Kaçorri ka shkuar dhe ka marrë 15-vjeçaren në shkollë. Sipas prindërve të vajzës, 31-vjeçari e ka marrë vajzën me zor në makinë dhe e ka droguar. Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe e ka dërguar tek Nikë Lleshi, i cili gjithashtu ka abuzuar seksualisht me të. Me anë të një videoje, ata e kanë shantazhuar vajzën e cila nga frika është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në grup.

Ka qenë e ëma e të miturës që ka dyshuar se me vajzën diçka nuk shkonte pasi i ka gjetur një telefon ilegal i cili i qe dhuruar nga autorët. Brenda telefonit gjendeshin foto e video, me të cilat ata i bënin shantazh për të kryer marrëdhënie seksuale me persona të tjerë. Të arrestuarit pretendojnë se e gjithë ngjarja është inskenuar nga vajza. Rasti i përdhunimit të të miturës solli një valë protestash në vend.

evis ahmeti perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe

Sondazh

Poll