Aktualitet

Përdhunimi i largoi nga Shqipëria, 15-vjeçarja nga Rrësheni humb të atin në vendin nordik

Gazmendi nga Tarazhi i Mirditës ka pësuar një aksident në punë si pasojë e të cilit ka ndërruar jetë.

27 Shtator 2022, 14:07 Nga F.M
Përdhunimi i largoi nga Shqipëria, 15-vjeçarja nga
Foto Ilustruese

TIRANË- Babai i 15-vjeçares së përdhunuar në Rrëshen, ngjarje për të cilën ndodhen pas hekurave vetëm tre persona, pasi njëri prej tyre u lirua sot, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Familja e të miturës u strehua në një vend nordik pas ngjarjes tronditëse që solli një valë protestash, por edhe pse larg Shqipërisë, fatkeqësitë nuk ju ndanë! Gazmendi nga Tarazhi i Mirditës ka pësuar një aksident në punë si pasojë e të cilit ka ndërruar jetë.

Sot Gjykata e Lezhës i ka hapur dyert një prej të arrestuarve për përdhunimin e 15-vjeçares, ngjarje e ndodhur vitin e kaluar. Ardjan Gjinkolaj, 18 vjeç është lënë në masën ‘arrest shtëpie’, kur kanë kaluar gjashtë muaj nga mbyllja e hetimeve e pretenca e prokurorisë e cila ka kërkuar 46.5 vite burg për të ulurit në bankën e të akuzuarve. Tashmë pas hekurave për të njëjtën vepër penale janë tre persona të tjerë, Ermal Trazhi, Nikë Lleshi dhe Albert Molla, për të cilët do të vendosë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj.

Si u zbulua abuzimi?

Babai i të miturës ka rrëfyer për mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 mars të vitit 2021, kur Artan Kaçorri ka shkuar dhe ka marrë 15-vjeçaren në shkollë. Sipas prindërve të vajzës, 31-vjeçari e ka marrë vajzën me zor në makinë dhe e ka droguar. Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe e ka dërguar tek Nikë Lleshi, i cili gjithashtu ka abuzuar seksualisht me të. Me anë të një videoje, ata e kanë shantazhuar vajzën e cila nga frika është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në grup.

Ka qenë e ëma e të miturës që ka dyshuar se me vajzën diçka nuk shkonte pasi i ka gjetur një telefon ilegal i cili i qe dhuruar nga autorët. Brenda telefonit gjendeshin foto e video, me të cilat ata i bënin shantazh për të kryer marrëdhënie seksuale me persona të tjerë. Të arrestuarit pretendojnë se e gjithë ngjarja është inskenuar nga vajza. Rasti i përdhunimit të të miturës solli një valë protestash në vend.  

perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe

Sondazh

Poll