LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksion tek “Varri i Bamit”! Kapen 5 persona që shisnin kokainë në kuti pice, organizatori është pjesë e rrjetit krimin

27 Korrik 2021, 11:16 Nga DOSJA
Aksion tek “Varri i Bamit”! Kapen 5 persona që shisnin

TIRANË– Erjon Prenga, Altin Gega, Gazmend Cani, Taulant Çoku dhe Gentjan Kore, janë vënë sot në pranga pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal që merret me shitjen e kokainës në kryeqytet. Të pestë u vunë në Pranga në kuadër të një operacioni që nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar nga forcat RENEA. Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur ose shkurt RENEA të cilat janë forcat më elitare policore të Shqipërisë kanë dalë sot ‘blof’, pasi tre nga pesë personat e vënë në pranga arritën që tu shpëtonin prangave. Efektivët shkuan në zonën e “Varri i Bamit” në Tiranë, pasi një prej efektivëve të policisë ishte infiltruar në një grup dhe supozohej që do të blinte një sasi kokaine.

RENEA ka ndërhyrë në momentin e shkëmbimit të kokainës që paketohej në kuti pice për të mos rënë në sy, me paratë, për të vënë në pranga anëtarët e grupit, por në këtë çast, tre anëtarët e grupit arritën të bëjnë që të dështojë operacioni i organizuar për kapjen e tyre. Gazmend Cani, drejtuesi i makinës së llijit ‘Mercedes Benz”, brenda të cilit ndodhej dhe Altin Gega e Erjon Prengën, u rrethuan nga efektivët e policisë.Tetë efektivë, disa prej tyre të maskuar, i bënë thirrje që drejtuesi të hapte derën e makinës dhe të dorëzohej para tyre, por ai dukej se nuk kishte ndërmend.

Hape derën, hape xhamin! Hape derën të thashë! Policia hape derën! Hape makinën! Hape derën more b**q**,”– dëgjohet të thonë në video efektivët, por personi për të cilin ishte organizuar operacioni, nuk u bind. Cani shtypi gazin dhe u largua me makinë bashkë me dy shokët e tij, Gega e Prenga dhe 1 kilogramë e 128 gramë kokainë, duke iu lënë pas targën efektivëve, të cilët më pas “kapën me sukses” një gazetar. 

Bëhet fjalë për gazetarin Ergys Gjençaj, i cili ndodhej në zonë gjatë zhvillimit të aksionit. Me ta parë, efektivët e shtrinë në tokë, pasi Gjençaj po filmonte. Thirrjet e koleges së gazetarit, Klodiana Lala nuk i bindën efektivët që ta lëshonin Gjençajn. Ata e shtrinë në tokë dhe nisën të përplaseshin me fjalë me Lalën. “O zotëri është gazetar ai djali!”- u tha Klodiana Lala, por efektivi i tha: Keni ardhur në momentin e ndërhyrjes. Vini na pengoni. Gazetari u lirua pas verifikimeve dhe efektivët u kthyen në detyrën e tyre ‘të parë’ në atë të të kapjes së keqbërësëve dhe u vuën në ndjekje të personit që u ‘la targën’.

Gazmend Cani, Altin Gega, Erjon Prenga, u vunë në pranga bashkë me dy shokët, disa orë pas ndjekjes, dhe akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Gjithashtu në pranga janë vënë dhe dy persona të tjerë, Taulant Çoku dhe Gentjan Kore, të cilët u pikasën në një lokal teksa monitoronin ‘pazaret’ e shokëve të tyre. Kreu i këtij grupi kriminal dyshohet se është Erjon Prenga. Prenga dyshohet të jetë edhe pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal, krerët e të cilit janë të shpallur në kërkim për një ngjarje kriminale të ndodhur dy vite më parë. Takimeet për shpërndarjen e kokainës në Tiranë, Prenga bashkë me ortakët e tij i zhvillonte në ambientet e një zyre ku jepeshin makina me qira. Droga paketohej në kuti pice për të mos rënë në sy.

Policia e Tiranës nuk ka ende një njoftim përfundimtar në lidhje me këtë operacion. Në një informacion paraprak, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bëri me dije sekuestrimin e kokainës. Në njoftim thuhej se ka disa të shoqëruar, mes tyre dhe Gega, por që operacioni është ende në vijim dhe nuk mund të kishte një deklaratë përfundimare.

Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë operacion. Bashkë me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, do të verifikohet nëse ka tejkalim kompetencash nga agjentët e Policisë së Shtetit, sa i përket veprimeve me gazetarin e News 24. Vetë gazetari Gjençaj dhe kolegia e tij Klodiana Lala e konsideruan të patakt ndërhyrjen e policisë mes tyre. Lala tregoi se ishte shumë e shqetësuar pasi po e mbanin shumë kolegun e saj, kur e vetmja gjë që po bënin ishte puna e tyre, raportimi. Presidenti Ilir Meta, kryedemokrati Lulzim Basha, Partia Demokratike dhe Unioni i Gazetarëve e kanë dënuar gjithashtu sjelljen e efektivëve ndaj gazetarit. 

(k.m;F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni tek vorri i bomit altin gega arratiset i shumekerkuari tirane aksioni tek vorri i bomit altin gega arratiset i shumekerkuari tirane

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës