Politike

Kumbaro: Brenda muajit dhjetor bizneset duhet të pajisen me leje për plazhet

Kumbaro ka bërë të ditur se brenda muajit dhjetor, të gjitha bizneset duhet të pajisen me leje për plazhet.

27 Shtator 2022, 12:55 Nga A.B
Kumbaro: Brenda muajit dhjetor bizneset duhet të pajisen me leje për
Mirela Kumbaro

DURRËS- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë të ditur se brenda muajit dhjetor, të gjitha bizneset duhet të pajisen me leje për plazhet. Kjo deklaratë u tha gjatë bilancit të sezonit turistik, që u zhvillua ditën e sotme në Durrës.

'Kemi qenë pa ndërprerë në territor çdo ditë. Bashkia e Himarës ka një rekord duke rritur të ardhurat me 137%. Nëse i referohemi shifrave të kaluar është kaluar mbi 2 mln vizitorë krahasuar me vitet e tjera. 29% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me vitin e kaluar. Kemi rritje nga Anglia, Holanda, Gjermania, Italia apo edhe Spanja. Kjo tregon për reputacionin në rritje të Shqipërisë.

Kemi një interes në rritje edhe për zonat e mbrojtura. Duke shkuar drejt objektivit që të kemi turizëm për gjatë gjithë vitit. Për vitin 2023 puna ka nisur që më 25 gusht. Stacionet e plazheve dhe zbatimi i rregullave të reja që kemi vendosur me VKM do të hyjnë në funksion brenda vjeshtë. Nga data 1 Nëntor deri në 30 do të hapet aplikimi për subjekteve që aplikojnë për menaxhimin e stacioneve të plazheve. Ata që duan të ushtrojnë aktivitetin për ankorimin e mjeteve lundruese duhet të pajisen me leje të posaçme deri në datë 31 Dhjetor”, deklaroi Kumbaro.

mirela kumbaro

Sondazh

Poll