Politike

KUSHTI/ Rama: Nuk japim leje për hotele që nuk kanë hapësira argëtimi për fëmijët

Rama tha se prioritet kur të jepen lejet për ndërtime do të bëjnë edhe komponentët që do të kenë për fëmijët. 

27 Shtator 2022, 12:42 Nga F.M
KUSHTI/ Rama: Nuk japim leje për hotele që nuk kanë hapësira
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se asnjë hotel apo fhsat turistik nuk do të ngrihet më, pa pasur programe për të pasur dhe argëtime për fëmijët. Në një takim me ministret Delina Ibrahimaj e Mirela Kumbaro, Rama tha se prioritet kur të jepen lejet për ndërtime do të bëjnë edhe komponentët që do të kenë për fëmijët. 

"Kemi një sezon turistik për të mëdhenjtë ku fëmijët janë zgjatim i bishtit të çadrës. Kjo kërkon një adresim. Nuk do japim më leje për fshatra turistik që nuk do të kenë komponentin për hapësirat për fëmijët. Ashtu si edhe në hotele nuk do japim më lejë nëse nuk është komponenti i argëtimit për fëmijët,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Sondazh

Poll