Politike

Rama thirrje ‘çunave të Londrës’: Me agroturizëm në Kukës fitoni më shumë se nga çdo punë e ‘bardhë’ apo e ‘zezë’ në Angli

Sipas kreut të qeverisë, të gjithë emigrantët që do të investojnë në agroturizëm do të kenë edhe mbështetjen e maxhorancës. 

27 Shtator 2022, 11:58 Nga F.M
Rama thirrje ‘çunave të Londrës’: Me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që shkojnë në Londër që paratë që ua japin trafikantëve për rrugën me gomone, t'i investojnë në Shqipëri. në një takim në lidhje me turizmin, Rama tha se me 30 mijë paund asnjë prej shqiptarëve nuk do ta gjejë parajsën në Angli, por në Kukës. Sipas kreut të qeverisë, të gjithë emigrantët që do të investojnë në agroturizëm do të kenë edhe mbështetjen e maxhorancës. 

"Investimet që po bëhen na e mundësojnë këtë ambicie. Kemi rritje të lrmisë së vendeve të punës për shumë më tepër vende pune të specializuar dhe patjetër rritje të pagave. Aeroporti i Vlorës po ecën me ritme dhe është i garantuar nga marrëveshje me operatorin e Mynihut. Dhe kjo nuk është pak gjë. Është shumëçka. Aeroporti i Sarandës do të jetë në kantier gjatë këtij mandati. Ai i Kukësit ka hapur një perspektivë të re dhe ne po vijojmë me investime të rëndësishme në zonën e Kukësit, përsa i përket turizmit. Dhe është kollaj të qeshësh, shumë më kollaj të përqeshësh. Akoma më kollaj të manipulosh e të helmosh, por unë e përsëris, sado që përsëri mund të përqeshem e mund të përdoret për të manipuluar se të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë rrugët e frikshme të emigracioni klandestinë në duart e trafikantëve, në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur në Angli. Me ato 30 mijë paund mund të bëjnë ekonominë e tyre atje në Kukës. Dhe këtë nuk e them bazuar në atë që kam parë në një ëndërr me sy mbyllur, por bazuar në realitet. Të shkojnë e të pyesin. Të gjithë ata që duan të bëjnë agroturizëm në Kukës, qeveria do t’i mbështesë. Do të fitoni më shumë se ç’fitoni nga punët në Angli, të bardha apo të zeza. Agroturizmi po jep rezultat shumë të mirë kudo. Është një para e pastër, një para e sigurtë,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll