Politike

Rama: Prokurorët marrin para e mbyllin çështjet e ndërtuesve të mëdhenj, na nxorrënbojën me kotece pulash

Rama tha se kur bëhet fjalë për një kotec pulash e dritaret, referuar 80-vjeçares në Vlorë e këngëtarit Bojken Lako, prokurorët kërkojnë dënime. Kurse për ndërtuesit e paligjshëm tha se nuk jepet asnjë ndëshkim.

27 Shtator 2022, 12:43 Nga F.M
Rama: Prokurorët marrin para e mbyllin çështjet e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar prokurorët se po i nxjerrin 'bojën' Shqipërisë duke favorizuar ndërtuesit e pasur e të paligjshëm në këmbim të parave. Në një takim me ministret Mirela Kumbaro e Delina Ibrahimaj, Rama tha se kur bëhet fjalë për një kotec pulash e dritaret, referuar 80-vjeçares në Vlorë e këngëtarit Bojken Lako, prokurorët kërkojnë dënime. Kurse për ndërtuesit e paligjshëm tha se nuk jepet asnjë ndëshkim.

"Jemi ndjerë shumë herë të turpëruar për fajin e llumit në drejtësi. Llumi në drejtësi bashkë me atë në policinë e shtetit dhe atë nëpër inspektoriate e ka shumë të lehtë të çojë me ndihmën e prokurorëve të zellshëm që kur vjen puna tek ndërtuesit e mëdhenj, e mbyllin me para çështjen. Njerëz që kanë ndërtuar pa leje një mur, një gjysmë shtese në fshat dhe raste flagrante janë bërë dhe publike. Një kotec, një avulli, dritaret e Bojken Lakos, që me të marrë me të nxjerr dhe bojën botërisht jo vetëm si individ por edhe gjithë shtetin si dhe e kanë të pamundur të veprojnë ndaj kateve pa leje në mes të Tiranës,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Sondazh

Poll