Politike

Rama: S’po favorizojmë të pasurit, por hotelet me 4-5 yje nuk sjellin turistë që marrin bukën me vete

Rama tha se hotelet me 4 ose 5 yje nuk sjellin turistë që vijnë për të kaluar një natë apo 2. 

27 Shtator 2022, 12:45 Nga A.B
Rama: S’po favorizojmë të pasurit, por hotelet me 4-5 yje nuk
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se turizmi në një vend nuk favorizohet nga turistë që vijnë me bukë me vete. Nga Durrësi, aty ku u bë bilanci i sezonit turistik, Rama tha se hotelet me 4 ose 5 yje nuk sjellin turistë që vijnë për të kaluar një natë apo 2. 

'Struktura e re është rezultat i politikës së ndjekur nga ana jonë për të stimuluar sipërmarrjet në turizëm që adresojnë nevojën e krijimit të strukturave me 4 ose 5 yje. Shpesh herë keqkuptohet ose keqinterpretohet qëllimisht për t’iu krijuar njerëzve idenë se kjo që bëjmë ne me këto struktura është favorizim i më të pasurve. Në fakt krejt e kundërta është e vërtetë. Rritja e pranisë së infrastrukturave në vendin tonë është favorizim i ekonomisë kombëtare, i gjithë rrjetit të shërbimeve, i prodhuesve vendas të të gjithë asaj pjese të ushqimit që vjen drejtpërdrejt nga ferma shqiptare, i konsumit. Këto janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti nga ai që vjen thjesht për të kaluar 1 apo 2 ditë ose nga ai që vjen me bukë me vete.

Mbi të gjitha, për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim për këto struktura, poe punonjësit janë me paga mbi mesataren edhe për punët më të thjeshta. Prandaj e çmoj përpjekjen e bërë në këtë drejtim nga të gjithë sipërmarrësit. Hoteleria është sipërmarrje fitimprurëse por kërkon kapital intensiv”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll