Politike

Kapet me Lelin e Bashën/ Rama: Me përjashtimin të Vlorës kemi pasur një sezon më të pastër se kurrë! Tirana flinte gjumë

Rama tha se vetëm Vlora bën përjashtim, ndërsa të tjerat kanë qenë më të pastra se kurrë.

27 Shtator 2022, 12:11 Nga F.M
Kapet me Lelin e Bashën/ Rama: Me përjashtimin të Vlorës
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka 'thumbuar' sërish kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli dhe ish-kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha. Referuar pastërtisë në bashki, Rama tha se vetëm Vlora bën përjashtim, ndërsa të tjerat kanë qenë më të pastra se kurrë. Për Tiranën, kreu i qeverisë tha se flinte me pisllëkun në kohën që drejtohej nga Partia Demokratike. 

"Sot me përjashtimin spektakolar të Bashkisë së Vlorës mund të themi se kemi pasur një sezon më të pastër se ndonjëherë, se në krahasim me pisllëkun që kemi qenë, është një sezon realisht i pastër. Duke filluar nga Tirana, të gjitha përshtypjet e të anketuarave për mendimin mbi Tiranën fillojnë me pastërtinë. Një kryeqytet që ishte simbol i pisllëkut, në ato katër vite që ra në gjumë së bashku me atë që gërhiste, tashmë është fakt që është i pastër,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama dritan leli lulzim basha

Sondazh

Poll