Politike

VD- Përnaska përplaset me Shehun: Hapni garën në PD! Të ikin ata që janë aty, s'kanë kokërr vote

Nga ana tjetër, Shehu deklaroi se është dakord me Përnaskën dhe se është kjo ajo që Partia Demokratike po përpiqet të bëjë.

27 Shtator 2022, 12:20 Nga A.B
VD- Përnaska përplaset me Shehun: Hapni garën në PD! Të
Tritan Shehu dhe Lajla Pernaska

TIRANË- Ish-deputetja Lajla Përnaska kërkon që të largohen figurat e vjetra nga politika shqiptare. E ftuar ditën e sotme në emisionin 'Good Morning Albanians' në 'Euronews Albania', Ajo iu drejtua deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu se PD-ja ka shansin historik, ndoshta edhe të fundit për të hapur listat e kandidatëve për deputetë dhe se duhet të ikin të vjetrit, për t’iu dhënë mundësi të rinjve.

Sipas saj, kjo do mundësonte që Partia Demokratike të rifitonte besimin te qytetarët, në të kundërt do krijohet një forcë e re e djathtë që mund ta realizojë këtë.

“Ata nuk janë përfaqësues, i kanë zgjedhur ata. Të hapet gara se vjen vetë ndryshimi. Mendoj se do ishte shans historik dhe ndër të fundit për Partinë Demokratike, që të merrte iniciativë për të hapur garën elektorale dhe listat. Janë artificialë ata persona që janë aty; i kanë zgjedhur kryetarët për interesat e tyre personale. Po u hap gara, vjen vetë ndryshimi.

Gara, Tritan, gara në parti dhe parlament. Të ikin të gjithë këta në sekond se nuk kanë kokërr vote ata që janë aty, janë futur me pazare, kanë blerë mandate dhe gratë dhe burrat. Kryetarët ta heqin monopolin e listave. Keni shansin e fundit, ose do e bëni ju ose do dalë një forcë e re e djathtë, që do bëjë atë që ju nuk jeni të zotë ta bëni”, theksoi Përnaska.

Nga ana tjetër, Shehu deklaroi se është dakord me Përnaskën dhe se është kjo ajo që Partia Demokratike po përpiqet të bëjë.

“Jam absolutisht dakord. Këtë po përpiqemi të bëjmë”, u përgjigj ai.

lajla pernaska tritan shehu

Sondazh

Poll