Politike

Rama flet sërish për sigurinë në plazhe: Tragjedia e Jonadës ishte këmbanë alarmi

Ai tha se nisma e re do t'i japë zgjidhje kësaj problematike që rrezikon jetën e turistëve. 

27 Shtator 2022, 12:03 Nga F.M
Rama flet sërish për sigurinë në plazhe: Tragjedia e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli sërish për sigurinë në plazhe. I pranishëm në një takim për turizmin bashkë me dy ministret, Mirela Kumbaro e Delina Ibrahimi, Rama tha se vdekja tragjike e të voglës Jonada Avdiaj ka qenë këmbanë alarmi për sigurinë e plazheve dhe motorët e ujit. Ai tha se nisma e re do t'i japë zgjidhje kësaj problematike që rrezikon jetën e turistëve. 

"Jemi vetëm pak javë nga përfundimi i procedurave për përfundimin e portit më të madh të mesdheut. Turistik. Këtu në Durrës. Dhe natyrisht dihet se çfarë sjellin portet turistike. Janë ata lloj turistësh që lënë varkat e tyre dhe dua të them që kemi disa gjëra shumë të rëndësishme për të bërë për sigurinë në plazhe si rezultat i mjeteve lundruese. Tragjedia që ndodhi ishte një këmbanë e fortë alarmi për këtë punë. Kam shumë besim që edhe me planin që është bërë për të mos lejuar më jetski kudo por për t’i sistemuar në një vend të caktuar e nisjen e njësisë së re,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Sondazh

Poll