Politike

Ndërtimet pa leje, Rama: Nxorëm mësim, u turpëruam nga llumi në drejtësi, polici e inspektoriate

Rama preku edhe çështjen e ndërtimeve pa leje për të cilën tha se Qeveria ka nxjerrë një mësim të rëndësishëm.

27 Shtator 2022, 12:02 Nga A.B
Ndërtimet pa leje, Rama: Nxorëm mësim, u turpëruam nga llumi
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se lufta ndaj ndërtimeve pa leje do të vijojë. Nga Durrësi, Rama preku edhe çështjen e ndërtimeve pa leje për të cilën tha se Qeveria ka nxjerrë një mësim të rëndësishëm.

'Akoma kemi probleme me ndërtimet, kemi shumë ndërtime me leje që respektojmë detyrën, në shumë raste nuk respektohet. Ngacmimi i territorit jashtë lejeve dhe jashtë planit, pa rritur cilësinë e ndërtimeve lëmë mangut një komponent, do ta shtrëngojmë këtë, ajo që ne kemi nisur nuk do ndalet, askush nuk do gëzojë një metër katëror jashtë lejes, ta gjejnë vetë se cfarë do të bëjnë, do ta dhurojnë do ta blejnë me çmimin e tregut, se gjobën do ta paguajnë, apo do iu konfiskohet fare. Ato janë punët e tyre me drejtësinë, Qeveria nuk amniston askënd. Kemi nxjerrë një mësim të rëndësishëm, jemi ndjerë të turpëruar për faj të llumit që ndodhet në sistemet e drejtësisë, llumi në drejtësi dhe policinë e shtetit e nëpër inspektoriate e kanë të lehtë të cojë me ndihmën e prokurorëve, që kur vjen puna te ndërtuesit e mëdhenj e mbyllin me para cështjen. Raste janë bërë publike, një kotel, a një dritare e Bojken Lakos, me të marrë ftyrën.

Kur kemi nisur këtë bejteje nuk kishte pallat me ndërtim me leje, i ndërtonin i shisnin e iknin. Nuk ka më por ka akoma, mësimi që kemi nxjerrë është se këta me prokurorët e korruptuar, e zgjidhin. Siç e zgjidhin dhe ata që nga një anë tatimet i cojnë në prokurori e dalin pa lagur, Asnjë metër nuk do ta gëzojnë dot ata që e kanë për ta shitur. Ka filluar kontrolli dhe gjatë bregdetit. Ky mësim t'u bëhet mësim. '- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll