Politike

'Bëheshim lajm për pisllëkun'/ Rama: Shqipëria tani e nxjerr kokën, rekomandohemi për turizëm

Rama deklaron se Shqipëria është kthyer në një vend që po rekomandohet për turizëm.

27 Shtator 2022, 11:45 Nga A.B
'Bëheshim lajm për pisllëkun'/ Rama: Shqipëria
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria është kthyer në një vend që po rekomandohet për turizëm. Gjatë eventit për bilancin e sezonit turistik veror, Rama tha se kohë më parë, vendi ynë dilte në media si shtet që ishte i pistë dhe i ndotur, ndërsa tani është krejt e kundërta.

'Nëse kthejmë kokën pas shumëkush e ka harruar, e keqja harrohet shpejt e mira nuk mbaron kurrë, kemi pasur një turizëm krejtësisht primitv dhe jashtë çdo lloj standardi të konkurrencës ku Shqipëria ka fatin por edhe peshën e vështirësisë mes lojtarësh botërorë të turizmit mes lojtarësh botërorë të turizmit, Greqia, Italia dhe lojtarësh rajonalë. Deri para 30 vjetësh kemi qenë një vend pa turizëm dhe sot pjesëmarrja e këtij sekotori në volumin e ekonomisë është nga 4-17%.

Kemi qenë një vend që bënim lajm për pisllëkun, që dilnim në mediat e huaja si një vend i ndotur. Jo më larg se këtu kemi pasur një nga gangrenat më të shëmtuara të kontinentit europian që bënte lajm në mediat më të rëndësishme dhe është bërë subjekt i kronikave televizive në Gjermani, Angli e kështu me radhë. '- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll