Sport

VIDEO/ James Harden deklaron: "Këtë verë kam humbur 45 kilogramë!": A e besoni?

"Këtë një vit e gjysmë të fundit, nuk isha mjaftueshëm mirë për të bërë punën siç jam mësuar"

27 Shtator 2022, 12:17 Nga DOSJA

VIDEO/ James Harden deklaron: "Këtë verë kam humbur 45

SHBA - James Harden është paraqitur për parasezonin e Philadelphia Sixers, më i dobët se dy sezonet e fundit në NBA. Basketbollisti veteran 33-vjeçar, habiti kur tha shumë seriozisht në 'Media Day', se "në këtë post-sezon kam humbur 100 paund (45.3 kilogramë).

Në momentin e kësaj deklarate befasuese, partneri i tij Joel Embiid, nuk mundi ta përmbajë të qeshurën pranë tij. “Jeni serioz, apo po bëni shaka për humbjen tuaj të peshës me 100+ paund?”,- pyeti ai me mosbesim.

Harden pranoi se "një vit e gjysmë më parë, unë me të vërtetë nuk isha mjaftueshëm i shëndetshëm për të bërë punën e duhur që jam mësuar".

James Harden, i cili është 1.96 m. dhe ka peshuar 99.7 kilogramë në faza të karrierës së tij, këtë verë ai ka mbajtur dietë dhe ka fituar masë muskulore. Sezonin e kaluar James Harden shënoi mesatarisht 21 pikë, 7.1 kërcime dhe 10.5 asistime në 21 ndeshjet e tij të sezonit të rregullt, pasi u këmbye nga Brooklyn Nets.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll