Sport

Southgate i kënaqur: “Djemtë ishin të mrekullueshëm, ata morën përgjegjësi”…

Nëse Anglia e përfundon fushatën e saj në Nations League pa fitore dhe me zbritje në Ligën B, trajneri i tyre preferoi të kujtonte reagimin e mirë të lojtarëve të tij në barazimin kundër Gjermanisë të hënën (3-3).

27 Shtator 2022, 07:18 Nga DOSJA

Southgate i kënaqur: “Djemtë ishin të mrekullueshëm,

ANGLI - Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, pas barazimit 3-3 ndaj Gjermanisë, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, u shpreh i kënaqur për sjelljen, reagimin e futbollistëve, çka u shpreh edhe në lojën e skuadrës së tij.

“Në pjesën e parë, skuadra nuk ishte mjaft agresive në presingun e saj, ndaj një ekipi që luan mirë në hapësira. Nuk arritëm ta kalonim topin nga mbrojtja në mes në kushte mjaft të mira. Pavarësisht kësaj, ne patëm shanset më të mira dhe duhej të ishim në avantazh në pushim.

E nisëm mirë pjesën e dytë, por pësuam gola të shmangshëm. Ka qenë një kohë e vështirë, por djemtë kanë qenë të mrekullueshëm ditët e fundit. Ata morën përgjegjësinë, folën shumë me njëri-tjetrin dhe çfarë ndodhi sonte (e hënë) është ndoshta më e mira që mund të na kishte ndodhur. 

Ne do të jemi nën presion në Kupën e Botës, mund të përpiqemi ta largojmë atë, por do të vijë. Ishte mirë ta ndjeja. Ne folëm se çfarë të bëjmë nëse Gjermania shënon. Ne treguam karakter dhe cilësi në rastet që krijuam dhe veçanërisht në gola. Ka shumë gjëra pozitive për të mbajtur, edhe nëse marrim një goditje në kokë në fund të fundit (me golin e barazimit)”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll