Sport

Gerard Pique sot përballë Shakiras, futbollisti kërkon kujdestarinë e fëmijëve!...

Pas deklaratave të fundit të Shakiras, futbollisti Pique duket se është tërbuar.

27 Shtator 2022, 10:28 Nga DOSJA

Gerard Pique sot përballë Shakiras, futbollisti kërkon

SPANJE - Ish-çifti i njohur spanjol do të takohen sot për të arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve, pasi Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona, ndërsa Pique dëshiron që ata të qëndrojnë në Katalonjë me të. Takimi do të zhvillohet në zyrën e avokatit të Piques dhe sipas informacioneve të njerëzve të afërt të lojtarit, ai do të kërkojë kujdestarinë e fëmijëve dhe nëse nuk ka asnjë mënyrë për të arritur një marrëveshje miqësore.

Rikujtojmë, se në një intervistë ekskluzive për revistën ‘ELLE’, këngëtarja kolumbiane u shpreh se ka bërë gjithçka për familjen, ndërsa Pique jo. Futbollisti mendon se pretendime të tilla janë hakmarrje dhe beson se Shakira po luan rolin e viktimës.

Të afërmit e Piques komentuan se: “Të gjithë ata që e njohin e dinë se edhe nëse ai ka dalë për disa netë duke pirë, ai gjithmonë e ka kombinuar këtë me biznesin e tij, por edhe me kujdesin për familjen e tij. I çon fëmijët në shkollë, në aktivitete jashtëshkollore, në udhëtime dhe e kalon gjithë kohën me ta kur nuk punon”.

Eshtë rasti për të thenë, se Shakira po përgatitet për albumin e saj të parë pas pesë vitesh, mes situatave tejet delikate që po ndodhin në jetën e saj, duke nisur që nga akuzat për mashtrim tatimor nga qeveria spanjole deri te mbyllja e marrëdhënies 12-vjeçare me futbollistin Gerard Pique. Në një intervistë për “Elle” të muajit tetor, artistja kolumbiane rrëfeu se sa e vështirë ka qenë jeta e saj pas këtyre ndodhive aspak pozitive.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll