Sport

Merret vendimi për t’iu nënshtruar bisturisë kirurgjikale, 'rasti Verdú', shpresa e Araujos

Mbrojtësi i Elçes iu nënshtrua një operacioni të ngjashëm me atë që do të kryejë uruguajani dhe u rikuperua në një 'kohë’ rekord

27 Shtator 2022, 11:28 Nga DOSJA

Merret vendimi për t’iu nënshtruar bisturisë kirurgjikale,

SPANJE - Ronald Araujo do t'i nënshtrohet një operacioni në kofshën e këmbës së djathtë, pas dëmtimit që pësoi me kombëtaren. Operacioni do të kryhet nga Dr. Lasse Lempainen në Finlandë, pesë vjet pas lëndimit tij të parë. Vendimi mes trajtimit konservativ ose ndërhyrjes kirurgjikale, nuk ishte i lehtë me Kupën e Botës në afërsi. Pyetja tani është, nëse qendërmbrojtësi uruguajan do të jetë gati për Katarin.

Pyetja nuk ka një përgjigje të lehtë, por ka arsye për shpresë. Dhe ai ka një emër dhe mbiemër: Gonzalo Verdú. Mbrojtësi i Elçes përfaqëson një precedent të rëndësishëm dhe optimist për Araujon. Ai pësoi një dëmtim të ngjashëm me atë të lojtarit ‘blaugrana’ dhe iu nënshtrua një operacioni më 3 gusht, më 17 shtator, ai luajti përsëri... në ‘Camp Nou’. Vetëm 45 ditë më vonë.

Verdú u operua nga mjekët Mariano de Prado, Pedro Luis Ripoll dhe César Quesada, nga klinika Ripoll dhe Prado Sport Clinic FIFA Medical Center of Excellence (me të cilën vetë Lempainen bashkëpunon). "Ai u rikuperua në pesë javë. Lojtari bëri një rikuperim shumë të strukturuar dhe kjo e lejoi atë të ishte gati në këtë datë,"- thotë Dr. Ripoll, i cili e konsideron vendimin e Araujo të saktë dhe e sheh atë me shumë opsione për të qenë i pranishëm në Kupa e Botës.

Mbrojtësi Ronald Araujo do të ketë 57 ditë për t'u rikuperuar nga momenti që do të kalojë në sallën e operacionit. Ai operohet të mërkurën dhe Uruguaji debuton në Kupën e Botës më 24 nëntor kundër Koresë së Jugut. Dr. Ripoll është optimist për mundësinë që Araujo të arrijë Botëror. "Në asnjë mënyrë trajtimi konservativ nuk garanton praninë e tij në Botëror. Askush nuk mund të thotë se në këtë lloj dëmtimi, trajtimi konservativ është më i sigurt ose më i shpejtë. Ne flasim në terma të përgjithshëm dhe për rrjedhojë është e leverdishme të specifikohet në çdo rast”,- pohon ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll