Sport

Luis Enrique i përgjigjet kritikave: “Kemi 7 nën 21 vjeç, që mund të jenë në Katar”

“Mbrojnë të gjithë nga sulmuesit te mesfushorët. Dhe në fazën ofensive është e njejta gjë, duke filluar nga Unai Simon. Ka ndryshuar niveli i pritshmërive për ekipet kombëtare”.

27 Shtator 2022, 06:46 Nga DOSJA

Luis Enrique i përgjigjet kritikave: “Kemi 7 nën 21 vjeç,

SPANJE - Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes vendimtare me Portugalinë, duke iu përgjigjur ndër të tjera edhe kritikave të pësuar për humbjen e papritur ndaj Zvicrës:

“Reparti më i fortë i kësaj skuadre është mbrojtja, ndryshe nga çfarë mendoni ju. Mbrojnë të gjithë nga sulmuesit te mesfushorët. Dhe në fazën ofensive është e njejta gjë, duke filluar nga Unai Simon. Aq sa mendoni ju të kundërtën, reparti më i fortë që kam në dispozicion është mbrojtja.

Ka ndryshuar niveli i pritshmërive për ekipet kombëtare. Kemi shtatë lojtarë nën 21 vjeç që mund të shkojnë në Kupën e Botës dhe ky nuk është një justifikim, por një reflektim që bëj për të thënë se ideja jonë është të rritemi. Kjo është pozitive deri tani".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll