Sport

Brazili miqësore në ‘Parc des Princes’, nuk ka bileta në treg…

Miqësorja mes Brazilit dhe Tunizisë, të martën në mbrëmje (20:30), do të luhet në stadiumin ‘Parc des Princes’ të mbushur plot e për plot

27 Shtator 2022, 09:20 Nga DOSJA

Brazili miqësore në ‘Parc des Princes’, nuk ka bileta

FRANCE - Ndeshja miqësore Brazil-Tunizi, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të marte (20:30) në ‘Parc des Princes’, do t’i ketë të gjitha biletat të shitura. Ky takim nuk është cilësuar si rrezik nga autoritetet publike, të cilët mendojnë se ajo nuk paraqet ndonjë rrezik të veçantë.


Kështu, asnjë zonë e stadiumit Porte de Saint-Cloud nuk është ndarë për tifozët e çdo skuadre. Prandaj ata do të jenë të përzier për këtë takim. Ndeshja e fundit mes dy kombëtareve në ‘Parc des Princes’ është luajtur më 13 nëntor, kur Franca mundi  Kazakistanin 8-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll