Sport

Argjentina miqësore me Xhamajkën, kapiteni Messi është në dyshim…

Viktimë e simptomave të gripit, ‘Pleshti’ mund të humbasë ndeshjen miqësore të Argjentinës kundër Xhamajkës, natën e së martës në të gdhirë të mërkurën në Nju Xhersi.

27 Shtator 2022, 10:09 Nga DOSJA

Argjentina miqësore me Xhamajkën, kapiteni Messi është

SHBA - Sipas një raporti të publikuar nga ‘TyC Sports’, Lionel Messi nuk është i sigurt nëse do të luajë ndeshjen e fundit të Argjentinës para Kupës së Botës në Katar (20 nëntor - 18 dhjetor). 

Sulmuesi argjentinas i PSG-së, i cili po shfaq simptoma të virusit të gripit, mund të humbasë miqësoren kundër Xhamajkës, e cila do të zhvillohet natën e së martës, në të gdhirë të mërkurën (02:00), në Nju Xhersi.

Nëse ai nuk është më mire, kapiteni i ‘albicelestëve’ bëri një stërvitje të lehtë të hënën në mbrëmje. Mendohet që Julian Alvarez, sulmuesi i Manchester Cityt, do ta zëvendësojë atë në sulmin e Argjentinës.

Argjentina miqësore me Xhamajkën, kapiteni Messi është

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll