Sport

Barcelona konfirmon dëmtimet e De Jong dhe Depay, do të mungojnë mëse dy javë...

Klubi katalanas konfirmoi dëmtimet e dy futbollistëve në kombëtaren e Holandës

27 Shtator 2022, 09:15 Nga DOSJA

Barcelona konfirmon dëmtimet e De Jong dhe Depay, do të mungojnë

SPANJE - Barcelona ka komunikuar të hënën gjendjen shëndetësore të Frenkie De Jong dhe Memphis Depay, të dëmtuar të enjten e kaluar gjatë ndeshjes Poloni-Holandë për Nations League. Mesfushori vuan nga një tërheqje në kofshën e majtë dhe mund të humbasë dy javët e ardhshme të La Ligas, sipas mediave katalanase.

Rasti është më i vështirë për Depay. Sulmuesi pësoi një lezion në bicepsin e femorit të kofshës së majtë. Ai do të mungojë në disa ndeshje, deri në atë pike, sa mund të jetë shumë i pasigurt për El Clasicon kundër Real Madridit, më 16 tetor.

Skuadra katalanase e Barcelonës gjithashtu ka humbur Ronald Araujo dhe Jules Koundé, po për shkak të dëmtimeve gjatë kësaj pushimi ndërkombëtar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll