Sport

NATIONS LEAGUE/ Italia rikthehet në ‘Final Four’: ja se ku dhe kur do të luhen finalet...

Kundërshtarët e ‘azzurrëve’ do të jenë Holanda, Kroacia dhe një mes Spanjës dhe Portugalisë

27 Shtator 2022, 09:35 Nga DOSJA

NATIONS LEAGUE/ Italia rikthehet në ‘Final Four’: ja se ku dhe

ITALI - Italia rikthehet në ‘Final Four’ të Nations League. Për edicionin e dytë radhazi, ‘azzurrët’ do të jenë protagonistë të aktit final të kompeticionit, të planifikuar në Holandë pranverën e ardhshme: dy gjysmëfinale, më 14 dhe 15 qershor, më pas për vendin 3-4 dhe finalja, të dyja të planifikuara në 18 qershor. 

Holanda, Kroacia dhe një mes Spanjës dhe Portugalisë do të garojnë për titullin ndaj skuadrës së Mancinit. Derbi i gadishullit Iberik, i planifikuar për të martën në orën 20.45 në Braga, do të sanksionojë fituesin e Grupit 2 të Ligës A, e fundit për në gjysmëfinalet e ‘Final Four’. Çiftet do të vendosen më pas me short.

Finalet e ‘Four’-it të fundit u zhvillua qershorin e kaluar në Itali, mes Milanos dhe Torinos, ku Italia u mund 2-1 në gjysmëfinale nga Spanja, e cila fitoi edhe ndaj Belgjikës  (përsëri me rezultatin 2-1). ‘La Roja’ u mundën në finale nga Franca, fituesja e dytë e turneut pas Portugalisë, që e kishte ngritur trofeun në edicionin inaugurues 2018/19.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll