Sport

Raspadori dhe Dimarco 'eleminojnë' Hungarinë, Italia kalon në Final Four, spektakël në Angli-Gjermani

Italia mund Hungarinë 2-0 në Budapest në raundin e fundit të Grupit 3 të Ligës së Kombeve, duke kaluar në vendin e parë në renditje dhe fiton hyrjen në Final Four.

26 Shtator 2022, 22:47 Nga DOSJA

Raspadori dhe Dimarco 'eleminojnë' Hungarinë, Italia kalon

EUROPË- Italia mund Hungarinë 2-0 në Budapest në raundin e fundit të Grupit 3 të Ligës së Kombeve, duke kaluar në vendin e parë në renditje dhe fiton hyrjen në Final Four. Blutë e Mancinit dominuan pjesën e parë, duke thyer ngërçin pas 27 minutave me golin e Raspadorit, i cili përfitoi nga pasiguria e zhurmshme e prapavijës kundërshtare.

Në pjesën e dytë goli i Dimarco (52') dhe pritjet e jashtëzakonshme të Donnarumma siguruan fitoren. Emocione të forta dhuroi ndeshja Angli-Gjermani përfunduar me shifrat 3-3. Të dyja skuadrat nuk kishin asnjë lloj objektivi, pasi 'Tre Luanët' kanë rënë në Ligën B. Golat për Anglinë do të shënoheshin nga Shaë 72′, Mount 75′, Kane (pen) 84′, ndërsa për gjermanët Gundogan (pen) 52′, Havertz 67′, 87′.

Në Ligën B, Mali i zi u mposht nga Finlanda me shifrat 0-2,ndërsa Rumania fitoi 4-1 ndaj Bosnjes, që ka siguruar ngjitjen në Ligën A.

E.Ç (Dosja.al)

liga kombeve italia

Sondazh

Poll