Sport

"Juventus? Largimi ishte zgjedhja më e mirë”, Kulusevski tregon ndryshimin mes Contes dhe Allegrit

Në vitin 2020, Juventus pagoi 35 milionë plus bonuse për ta marrë atë, por përvoja e Dejan Kulusevskit në Torino nuk shkoi ashtu siç prisnin drejtuesit e Juventusit dhe vetë suedezi.

26 Shtator 2022, 18:11 Nga DOSJA

"Juventus? Largimi ishte zgjedhja më e mirë”, Kulusevski

ANGLI- Në vitin 2020, Juventus pagoi 35 milionë plus bonuse për ta marrë atë, por përvoja e Dejan Kulusevskit në Torino nuk shkoi ashtu siç prisnin drejtuesit e Juventusit dhe vetë suedezi. Aq sa pas vetëm një viti e gjysmë mesfushori sulmues u shit në Angli, te Tottenham. Nga atje lojtari ka rilindur nën drejtimin e Antonio Conte-s. Tani Kulusevski po shijon frytet e punës së tij dhe në një intervistë për Gazzetta dello Sport ai flet për ndryshimin mes dy skuadrave.

“A ka kaq shumë dallime mes Allegrit dhe Contes? Sinqerisht po. Nuk dua të them që njëri është më i mirë se tjetri, kam respekt të madh edhe për Allegrin edhe për Conten dhe të dy kanë fituar shumë në karrierën e tyre, por puna dhe ideja e futbollit janë krejtësisht të ndryshme. Nuk kam takuar kurrë në jetën time, edhe jashtë futbollit, një person të motivuar si Antonio Conte. Një i tillë, kur të flet, të hyn domosdoshmërisht në zemrën tënde”. Dejan Kulusevski flet gjithashtu edhe për transferimin e tij në Londër.

“Nuk kam ndryshuar asgjë tek vetja në këto muaj: mendërisht shkova dhe dal gjithmonë në fushë për të dhënë më të mirën time. Te Juve, megjithatë, nuk funksionoi përtej asaj që u përpoqa të bëja. Unë jam një djalë që më pëlqen të shikojë përpara sesa prapa.

Sigurisht që te Juventus nuk jam ndjerë mirë për shumë arsye të ndryshme dhe kur e kupton se gjërat nuk po shkojnë mirë, atëherë është e vështirë të ndryshosh kursin duke mbetur në të njëjtin ambient. Kështu që zgjedhja për t'u larguar nga Italia ishte më e mira që mund të kisha bërë në atë situatë”. Pas de Ligt, një tjetër ish-lojtar i Juventusit nuk i pëlqen të kujtojë shumë mirë aventurën e tij në Torino…

E.Ç (Dosja.al)

kulusevski tottenham juventus

Sondazh

Poll