Aktualitet

Moti i keq/ Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët: Priten reshje të dendura shiu, ka rrezik përmbytjesh dhe rrëshqitjesh

Një ditë më parë Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

26 Shtator 2022, 14:16 Nga e.k
Moti i keq/ Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët: Priten
Foto ilustruese

LEZHË- Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes pasi sipas parashikimeve të motit, priten reshje të dendura në gjithë territorin e bashkisë, të cilat mund të krijojnë probleme, deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitjesh.

"Sipas parashikimeve të motit parashikohen reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë, të cilat mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje. Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h. Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit: 0683312049" njofton bashkia e Lezhës.

Një ditë më parë Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Sipas njoftimit, problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

lezhe moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll