Aktualitet

Cilën 'zgjodhi' Martinaj? Klodiana Lala: Me 'bosët' rrinë dy lloje femrash, besniket që vriten për to dhe eskortat

Ajo shtoi më tej se me 'bossët' e krimit shoqërohen gjithmonë dy lloje femrash, ato që janë mjaft besnike, bëjnë burgun e madje vriten për to dhe eskortat'.

26 Shtator 2022, 13:46 Nga F.M
Cilën 'zgjodhi' Martinaj? Klodiana Lala: Me
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se nxjerrja në pritë nga një femër është pista e parë që po heton prokuroria në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt. E ftuar në "EuroNews", Lala tha se në shumë raste, pas eleminimit, rrëmbimit apo zhdukjes së bosëve të krimit, qëndron gjithmonë një femër. Ajo shtoi më tej se me 'bossët' e krimit shoqërohen gjithmonë dy lloje femrash, ato që janë mjaft besnike, bëjnë burgun e madje vriten për to dhe eskortat'.

“Në dosjen e Prokurorisë ka një detaj që është anashkaluar. Mund të jetë nxjerrë në pritë Ervis Martinaj, nga një femër në proces verifikimi. Unë jam në vitin tim të 19 të punës dhe në të gjitha rastet kur janë vrarë bosët e krimit, kur janë rrëmbyer apo arrestuar, prapa tyre ka pasur gjithmonë një femër. Ervis Martinaj, para se të deklarohej i zhdukur, ishte nën shoqërinë e një femre të njohur. Janë dy lloj kategorish që bosët e krimit mbajnë pranë vetes. Nga njëra anë janë femrat besnike, që dinë gjithçka për ta, por nuk flasin, bëjnë burgun, mund të pranojnë edhe të vriten. femrat e dyta, janë ato që i konsiderojnë si eskorta,"- theksoi Lala.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.

klodiana lala ervis martinaj

Sondazh

Poll