Aktualitet

Arrestimi i Deniz Klironomit në Kolumbi, Hoxha: S’ishte kriminel i rangut të lartë, ka qenë garancia për pagesat

Sipas Hoxhës, ai në Shqipëri kërkohej nga autoritetet shqiptare për një tentativë vrasjeje të ndodhur në vitin 997 në Veri të Shqipërisë. 

26 Shtator 2022, 13:15 Nga F.M
Arrestimi i Deniz Klironomit në Kolumbi, Hoxha: S’ishte kriminel i
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e shqiptarit Deniz Klironomit në Kolumbi. I ftuar në 'ABC", Hoxha tha se Klironomi nuk ishte një kriminel i rangut të lartë, por kishte shkuar në Kolumbi si 'garanci'. Sipas Hoxhës, ai në Shqipëri kërkohej nga autoritetet shqiptare për një tentativë vrasjeje të ndodhur në vitin 997 në Veri të Shqipërisë. 

"Ishte një nga personat më të kërkuar nga Interpoli. Ai po qëndronte prej muajsh në Kolumbi. Kishte tentuar të bënte një vrasje, në mos gaboj në vitin 1997 në Veri të Shqipëri. Është 45 vjeç dhe nuk rezulton të jetë një person i rangut të lartë. Ai ka qenë garancia për ndonjë pagesë që është bërë. Drejtuesit kryesorë të grupeve kriminale nuk qëndrojnë atje,"- tha Hoxha. 

Klironomi, shqiptari i arrestuar në Kolumbi kërkohej nga drejtësia shqiptare për tentativë vrasjeje. I riu rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 vjet e 6 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë. Klironomi po mbahet në burgun e sigurisë së lartë të kryeqytetit të Kolumbisë. ‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. 

arrestohet deniz klironomi deniz klironomi

Sondazh

Poll