Aktualitet

Lala tregon dy shtetet ku po kërkohen të dhëna për Ervis Martinajn: Në Itali dhe Maqedoni të Veriut!

Lala shtoi se konkretisht në Itali po kërkohen informacione në Romë, por që ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me të dhënat që kërkohen.

26 Shtator 2022, 13:29 Nga F.M
Lala tregon dy shtetet ku po kërkohen të dhëna për Ervis
Klodiana Lala

TIRANË- Italia dhe Maqedonia e Veriut janë dy vendet ku po kërkohen të dhëna për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Gazetarja Klodiana Lala tha se kjo dosje do të kërkojë më shumë kohë për tu zbardhur. E ftuar në Euronews Albania, Lala shtoi se konkretisht në Itali po kërkohen informacione në Romë, por që ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me të dhënat që kërkohen.

“Pse policia hesht? Duhet të ushtrojmë presion pozitiv ndaj ministrisë që të na japë një përgjigje dhe për të qetësuar familjarët dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh me këtë histori. Një kryeministër nuk mund të dalë dhe të thotë që dimë disa të dhëna. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar në drejtim të dy vendeve, por janë kërkuar të dhëna përmes shenjave të gishtërinjve në shtetin italian, në Romë dhe janë kërkuar në Maqedoninë e Veriut. Është një çështje e madhe do të kërkojë shumë kohë për ta sqaruar”,- u shpreh Lala.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.

ervis martinaj klodiana lala zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll