Aktualitet

'Po vriste njeri?'/ Arrestimi i mjekut te Trauma, Brataj: Show! Të më thotë një shqiptar që nuk ka dhënë lek

Brataj deklaron se korrupsioni ekziston në çdo fushë dhe nuk doli sot që të habitemi se çfarë ndodhi.

26 Shtator 2022, 13:26 Nga A.B
'Po vriste njeri?'/ Arrestimi i mjekut te Trauma, Brataj: Show!
Skender Brataj

TIRANË- Arrestimi i mjekut Fitim Marku te Trauma, për shefin e Urgjencës, Skënder Brataj ishte një shoë. Kështu u shpreh ai ditën e sotme teksa ishte i ftuar në emisionin 'Shqipëria Live'. Sipas tij, korrupsioni ekziston në çdo fushë dhe nuk doli sot që të habitemi se çfarë ndodhi. Ai pyeti nëse ka një shqiptar që nuk ka dhënë para në spitale, duke nënkuptuar se kjo gjë ndodh shpesh në vend.

Çfarë krimi është? Po vriste njeri? Ka kërkuar lek, se nuk e dimë a i ka kërkuar apo ja ka dhënë. Si procedurë nuk duhet t’i marrë në spital. Të më thotë një shqiptar që nuk ka dhënë lek. Kamerierit i lë bakshish, marr kafen 8 qind dhe i japim 100 lek. Në Itali pranohej dhuratë deri në 300 euro, ligjërisht ishte e pranueshme. Dhurata mjekut deri në një farë shume ishte e pranueshme”, tha Brataj.

Shefi i Urgjencës shtoi se mënyra se si u arrestua kolegu i tij nuk ishte i duhuri, e sidomos duke ditur se ai ishte i sëmurë.

“Pse duhej të vinte policia me kapuç, kur i infiltruari ishte i zbuluar. Pse duhej të zinte vendin e urgjencës? Një show i ekzagjeruar. Kolegu ka qenë i sëmurë para 6 muajsh, pse nuk merren parasysh këto? Kush i merr parasysh këto? Pse uniforma e mjekut shkon në burg? Se ne kur dalim nga spitali, e heqim uniformën. Mënyra se si u veprua dhe u demonstrua, atëherë nuk është e pranueshme, as nga ne kamishat e bardha”, u shpreh Brataj.

Fitim Marku, mjeku i Spitalit të Traumës që u arrestua pak ditë më parë në një operacion të Policisë me agjent të infiltruar, është dërguar me urgjencë po në spitalin ku punonte. Marku ka pësuar ishemi cerebrale në paraburgim. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, në duart e kolegëve të tij, për ndërhyrje të menjëhershme. Po sot, pritet që togat e zeza të Tiranës t’i komunikojnë Fitim Markut masën e sigurisë.

fitim marku skender brataj

Sondazh

Poll