Aktualitet

Nuk u paguhen ditët festive, operatorët e call center dalin sërish në protestë

Ata kërkojnë që t'u ndryshohen edhe kushtet e punës.

26 Shtator 2022, 14:13 Nga A.B
Nuk u paguhen ditët festive, operatorët e call center dalin
Call center

TIRANË- Operatorët e Call Center kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë. Ata shprehen për mediat se nuk po u paguhen ditët festive, kërkesë kjo që e parashtruan edhe në protestën e parë që zhvilluan. Operatorët kërkojnë që t'u ndryshohen edhe kushtet e punës.

Pavarësisht motit me reshje shiu, punëtorët dolën edhe një herë për t'u dëgjuar nga eprorët. Protesta e mëparshme e tyre u zhvillua më 17 shtator. 

protesta e operatoreve te call center

Sondazh

Poll