Aktualitet

Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala: Në sitë po kalon një i shumëkërkuar, refuzoj t'i përmend emrin

Lala u shpreh se nuk dëshiron t'ja tregojë emrin personit në fjalë, duke qenë se ai është vënë nën hetim.

26 Shtator 2022, 13:27 Nga F.M
Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala: Në sitë po kalon një i
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala thotë se një i shumëkërkuar për ngjarje të rënda kriminale, po kalon në sitë nga organet e drejtësisë, pasi dyshohet se është i përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt. E ftuar në “Euronews Albania”, Lala u shpreh se nuk dëshiron t'ja tregojë emrin personit në fjalë, duke qenë se ai është vënë nën hetim.

“Ajo dosje ka pafund histori. Është gjetur më pas një automjet që dyshohet se përdorej nga Ervis Martinaj, ka çelur një pistë të re që i drejton hetuesit drejt Kosovës. Në sitë po kalon edhe një personazh i shumëkërkuar, i përfolur për shumë ngjarje të rënda kriminale, refuzoj ta bëj me dije emrin, duke qenë se është duke u hetuar. Dyshohet si i përfshirë në këtë histori”, theksoi ajo.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.

klodiana lala

Sondazh

Poll