Aktualitet

Artan Hoxha: Një shqiptar është zhdukur në Ekuador, s'është bërë zhurmë për momentin

Hoxha shtoi se është interesuar pranë autoriteteve për detaje, por shqiptari nuk u përgjigjet më telefonatave e asnjë lloj mënyre kontakti. 

26 Shtator 2022, 13:34 Nga F.M
Artan Hoxha: Një shqiptar është zhdukur në Ekuador,
Artan Hoxha

TIRANË- Një shqiptar është zhdukur pa gjurmë dhe nuk ka kontakte me rrethin e tij të ngushtë e familjarët. Lajmin e ka dhënë gazetari invstigativ Artan Hoxha, i cili tha se shqiptari ka qenë në Ekuador në momentin që është zhdukur pa gjurmë.

I ftuar në "Abc", Hoxha tha se për momentin nuk është bërë asnjë 'zhurmë' lidhur me zhdukjen e shqiptarit, por që shumë shpejt do të zbardhen më shumë detaje, si identiteti apo grupi në të cilin bënte pjesë ai. Hoxha shtoi se është interesuar pranë autoriteteve për detaje, por shqiptari nuk u përgjigjet më telefonatave e asnjë lloj mënyre kontakti. 

"Ka humbur dhe një person tjetër. Një tjetër personazh që mendohet se ka humbur në Ekuador. Është një ngjarje e freskët. Është zhdukur pa gjurmë. Jam interesuar në Quito, në Guayaquil, ky person ka qenë në Ekuador për herë të fundit. Ka qenë dhe në Shqipëri dhe më pas ka ikur. Është zhdukur dhe nuk ka asnjë kontakt me askënd,"- tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll